Frroku i prangosur, Doshi me ‘duar në xhepa’, pritet masa e sigurisë për deputetët (VIDEO)

Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë masën e arrestit për Tom Doshin dhe Mark Frrokun.

I pari që ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të shkuar drejt Gjykatës së Lartë ka qenë deputeti Mark Frroku. Me pranga në duar, deputeti kristian-demokrat ka përshëndetur familjarët e tij, të cilët qëndronin jashtë ndërtesës. 

Ndërkohë, deputeti Tom Doshi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së lartë pak më vonë. Ajo që ra në sy ishte mungesa e prangave në të dy duart e deputetit të përjashtuar nga PS, i cili ka qenë i lidhur me pranga vetëm në njërë dorë, me efektivin e policisë që e shoqëronte, ndërsa dorën tjetër e ka mbajtur në xhep. Ndryshe nga deputeti Frroku, Doshi dukej i qetë teksa hynte në gjykatë, ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij.
Gjykata e Lartë zgjedh trupën gjykuese në procesin ndaj deputetëve
Në Gjykatën e Lartë është hedhur sot shorti për të caktuar trupin gjykues në procesin ndaj dy deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi.
Pesëshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen Doshi sipas shortit janë: Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Majlinda Andrea dhe Admir Xanxa.
Por vetëm pak momente më vonë, gjyqtarja Andrea ka dhënë dorëheqjen nga kolegji duke paraqitur si argument njohjen e saj me deputetët Frroku dhe Doshi.
Burime nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se, Andrea ia ka paraqitur dorëheqjen kreut të këtij institucioni, Xhezair Zaganjori, por ky i fundit nuk e ka pranuar atë, duke shmangur në këtë mënyrë mbajtjen e një shorti të dytë.
Do të jetë ky trup gjykues që do të shqyrtojë edhe procesin ndaj të akuzuarit tjetër Durim Bami.
Pasditen e djeshme, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesat për masat e sigurisë për Doshin dhe Frrokun, duke kërkuar nga Gjykata që të vlerësojë si të ligjshëm urdhërat e ndalimit të deputetëve, si dhe të caktojë masa të sigurimit personal.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button