De Biasi: Fitore e merituar, por kemi gjëra për të rregulluar

Për gati 80 minuta ka vuajtur në stol gjatë ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij. 

Shqiptari Gianni De Biasi mund të marrë frymë lirisht. Për gati 80
minuta ka vuajtur në stol gjatë ndeshjes më të rëndësishme të karrierës
së tij, por në fund edhe ai si të gjithë shqiptarët ka festuar një
sukses historik, që e con Shqipërinë edhe më pranë finaleve të
Europianit. 

“Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime por tani nuk
është më. E kisha parashikuar një ndeshje shumë të vështirë, sepse
Armenia është një skuadër që di të mbrohet dhe sulmon me shpejtësi. Në
rastin e parë na shënuan gol. Në pushim të ndeshjes u thashë
futbollistëve që duhet të besojmë dhe se ne jemi më të mirë se ata dhe
mund ta fitojmë ndeshjen. Me ndryshimet që bëmë ditëm të shfrytëzonim
cilësitë e futbollistëve që zbritën në fushë”. 

Për De Biasin ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të vijojë më
pas, pasi Shqipëria ka shumë gjëra për të përmirësuar në lojën e saj.

“Le të themi që ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të
luajmë. Gjithsesi mund të them se ishim shumë të zotë dhe krijuam shumë
raste, goditëm tri herë shtyllë dhe kjo ndodhi edhe para se ta mbeteshin
me një lojtar më pak. Për këtë arsye them se e merituam ndeshjen. Kemi
ende për të bërë dhe për t’u përmirësuar, sepse kishte gjëra që nuk
shkuan mirë”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button