Kombëtarja, "finalja e madhe" luhet më 17 Prill
Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të vendimit që do marrë KAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, më datë 17 prill. Pretendimet e kuqezinjve janë për të fituar ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në tavolinë, pas akteve të dhunës që pësuan futbollistët në fushë, si nga lojtarët, ashtu edhe nga tifozët apo rojet e sigurisë kundërshtare.
Në dy rastet e para, në Komisionit e Disiplinës dhe Apelit, UEFA refuzoi të japë drejtësi, ndërsa vendimi i KAS-it tashmë mbart edhe një rëndësi shumë të madhe për shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar.
Një vendim në favorin tonë, përveçse do të na japë direkt vendin e parë në grupin I, do të ngrejë edhe moralin e lojtarëve të Kombëtares për 4 ndeshjet e mbetura dhe shpresat e gjithë shqiptarëve për një kualifikim direkt për në “France 2016”.