Skandal: Ivanov barazon shqiptarët e Maqedonisë me maqedonasit e Shqipërisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sërish ka bë skandal në mes të Tiranës, duke kërkuar për maqedonasit e Shqipërisë të drejta të njëjta sikurse të drejtat që gëzopjnë shqiptarët e Maqedonisë.

Siç ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, MIA, Ivanov ka vlerësuar se Maqedonia si shtet i pavarur ndërton raport të veçantë ndaj Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe ka kërkuar trajtim të njëjtë edhe për maqedonasit në Shqipëri, transmeton “Lajmpress.com”.

“Me të vërtetë presim që Shqipëria të mundësojë që maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, në territorin e gjithë vendit t’i gëzojnë të drejtat që i gëzojnë në territorin e një komune. Meqë bëhet fjalë për standarde evropiane nuk duhet t’i shohim të tjerët si diçka që na ndajnë, por si diçka që na lidhin dhe na e rritë besimin e ndërsjellë”, ka thënë Ivanov.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë konferencës së përbashkëte Ivanovin, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira me Maqedoninë, ndërsa theksoi nevojën që ato të ngrihen në një stad më të lartë, sidomos në aspektin ekonomik.

“Për Shqipërinë Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm, me të cilin kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe shumë dinamike. Shqipëria ka qënë ndër të parat që e njohu pavarësinë e Maqedonisë në vitin 1993 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në këto 22 vjet kanë evoluar në mënyrë pozitive. Është me rëndësi që ky trend të ruhet në dobi të qytetarëve tanë, por dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh Presidenti Nishani në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun maqedonas.

Ivanov u prit në selinë e Presidencës me një ceremoni zyrtare pritje nga homologu Nishani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Presidenti Ivanov do të takohet dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Ivanov vitin e kaluar fitoi mandatin e dytë të presidentit. Analistët e pavarur shqiptarë njëzëri vlerësojnë se më meritore për këtë fitore të Ivanovit ishte bojkoti i zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), gjë që pamundësoi shqiptarët të votojnë kandidatin opozitar, Stevo Pendarovski.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button