E dhimbshme: Shqiptarët i martojnë djemtë me këngë të Cecës!

Hitet e Svetlana Razhnatoviqit të njohur si Ceca, janë të pashmangshme në dasmat shqiptare në Mal të Zi, kurse mysafirët në raste të caktuara kërkojnë që të dëgjojnë edhe këngët e Mirosllav Iliqit dhe Dragana Mirkoviqit.

Në Mal të Zi, në rajonet ku jetojnë shqiptarët – Ulqin dhe Tuz, këto yje të muzikës serbe janë në krye të listë të më të popullarizuarve, shkruan “Blic”, transmeton Indeksonline.
“Gati nuk ka aheng martesor të shqiptarëve pa hitet e tyre si ‘Lepotan’, ‘Polomicu te casa od kristala’, ‘Pitaju me u mom kraju’…, kurse i pashmangshëm është edhe hiti i Cecës ‘Beograd’. Shqiptarët nuk e kanë gjarprin në xhep kur i martojnë bijtë – që bendi t’ua këndojë vetëm një këngë të Cecës, Draganës apo Iliqit, janë të gatshëm t’ia japin muzikës edhe 500 euro. Siç mësojmë, këngët e tyre dëgjohen me endje edhe në kafenetë e Shkodrës”, shkruan tutje “Blic”.
Ceca thotë për këtë gazetë se e dinë që shqiptarët në Mal të Zi i dëgjojnë me shumë dëshirë këngët e saj.
“Me vije mirë që shqiptarët i dëgjojnë dhe i duan këngët tona. Me rëndësi që muzikën nuk e pengojnë as politika e as ekonomia dhe të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne këngëtarët në një far forme kemi mision bashkimin e njerëzve, pa marrë parasysh kundërshtimet që mund t’i kenë”, ka thënë këngëtarja më e njohur serbe.
Miroslav Iliqin pikërisht shqiptarët javën e kaluar në hotelin “Splendid” e kanë angazhuar si mysafir special që t’ua këndojë disa këngë të tij.
“Njerëzit me përqafonin dhe me tregonin se sa me duan dhe me adhurojnë. Kërkonin që të këndojë këngë që dëgjohen më së shumti edhe në ahengjet tjera gjithandej në rajon. Këto janë hitet e mija me të mëdha”, ka thënë Iliqi.



Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/e-dhimbshme-shqiptaret-i-martojne-djemte-me-kenge-te-ceces-91309/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button