E tallnin për pamjen, grekja plagos me thikë dy shqiptare

GREQI – Dy studente shqiptare dhe një greke u bën pre e një sulmi me thikë nga shoqja e tyre e klasës. Ngjarja ndodhi në shtetin helen, në shkollën e Infermierisë OAED, në Renti.

Nga hetimet paraprake të policisë greke, 22-vjeçarja ishte prej shumë kohësh preh e ngacmimeve dhe talljeve për paraqitjen e saj. Sipas mediave lokale, policia zbuloi në klasë dy thikë, pasi ngjarja ndodhi gjatë orës së mësimit.

Tre studentet, dy me origjinë shqiptare, 20 dhe 22 vjeçe dhe një greke e moshës 20 vjeçe, u dërguan në spitalin Attikon me plagë në duar, për t’iu dhënë ndihma e parë.

Autorja 22-vjeçare u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.



Prindërit e 22-vjeçares: Vajza nuk donte të shkonte në shkollë

Prindërit e vajzës, e cila tentoi të vriste me thikë tre bashkëmoshataret e saj, foli për një televizion grek, duke treguar sjelljen e 22-vjeçares.

“Unë i kisha kërkuar që të shkoja në shkolla, pasi e tallnin dhe e shanin. Kjo situatë po zgjaste prej dy vitesh. Tre vajza, dy shqiptare dhe një greke tallnin për pamjen vajzën tonë”, u shpreh babai i studentes.



“Nuk më vjen mirë që shoh vajzën time në këtë gjendje. Ajo ishte shumë e frikësuar të shkonte në shkollë. Situata ishte serioze. Vajza ime ishte shumë e turpshme, nuk dilte fare dhe nuk kishte asnjë shokë ose shoqe në shkollë”, tha për ANT1, nëna e 22-vjeçares.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button