Elhaida nuk ka të ndalur, e para në Eurovision (FOTO/VIDEO)

Faqja zyrtare e Eurovizionit wiwibloggs.com, vetëm pak ditë më parë ka prezantuar një sondazh me këngët më të pëlqyera deri tani, pjesëmarrëse në edicionin e 60-të të Eurovision-it.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, me këngën e saj “I’m Alive”, duket se po ecën mjaft mirë deri tani. Vetëm dy ditë më parë ishte në vend të dytë pas Gjeorgjisë, ndërsa sot ka lënë pas të gjitha vendet, duke u renditur e para, transmeton Telegrafi.
Deri në këtë moment, Elhaida ka më shumë 16.29 për qind të votave, kundrejt 15.65 për qind që ka Gjeorgjia, një shifër që ndryshon vazhdimisht. Në vend të tretë është ngjitur Italia, të cilën e ndjek më pas Spanja dhe Suedia, e cila mbyll listën e 5 këngëve më të votuara.
Siç njoftohet në faqen zyrtare të këtij festivali, ky votim do të jetë i hapur deri më datë 22 maj (ora 17.00), një ditë para finales së madhe, më 23 maj. 
Për ta ndihmuar përfaqësuesen shqiptare në këtë sondazh, mund të votoni duke klikuar KËTU.

elhaida

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button