Ndoc Çardaku, eksperti që 'vendosi' për 21 janarin,rrëzon provat për Frrokun

TIRANE – Ndoc Çardaku është eksperti i cili ka hedhur poshtë provat e prokurorisë për gjurmët e barutit që u gjendën në pallton e Arben Frrokut, në procesin e vrasjes së komisar Dritan Lamajt.

Por koiçidenca qëndron në faktin se Çardaku është i njëjti ekspert që u akuzua se kishte manipuluar provat e 21 janarit duke bërë të mundur lirimin e gardistëve Ndrea Prendi dhe Agron Llupo.

Eksperti Ndoc Çardaku është ai të cilit iu referua atëherë gjykata për të dhënë vendimin për lirimin e vrasësve. Edhe rrëzimi i njërës prej  provave për Frrokun është bërë nga ky ekspert.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button