Agjenti serb në Shqipëri Kastriot Myftaraj, dërgon në gjykatë Ballist Morinën

Kastriot Myftaraj ka ngritur padi kundër Ballist Morinës (Ismail Morina), tifozit të Kombëtares kuqezi për ngritjen e dronit me simbolet kombëtare në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Sipas tij, kallëzimi penal konsiston në këto vepra: “Vepra me qëllime terroriste”, “Provokim i luftës” dhe “Poshtërim botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”.
“Shtetasi shqiptar Ismail Morinaj e ka pohuar tashmë shumë herë publikisht se është ai autori i dërgimit të dronit me një baner me simbole kombëtare shqiptare dhe një hartë të ashtuquajtur të Shqipërisë etnike, në stadiumin ‘Partizani’ të Beogradit, në 14 tetor 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Autoritetet përkatëse të Serbisë, Policia shtetërore dhe Prokuroria shtetërore kanë bërë me dije publikisht se do të lëshojnë urdhër arresti ndërkombëtar për Ismail Morinajn, por deri më sot, rreth gjashtë muaj pas ngjarjes, kjo gjë çuditërisht nuk ka ndodhur”, sqaron Myftaraj në kallëzimin e tij të publikuar në Facebook. /Zgjohu Shqiptar/
Për më shumë, lexojeni postimin e tij:

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button