Drafti/ Tabela me shifrat, 50% e mësuesve mbetës në provim

Mësuesit që diplomohen, vetëm disa muaj më vonë rezultojnë mbetës në provimin e shtetit. Janë rreth 50% e mësuesve e të rinj që nuk marrin dot pikët e mjaftueshme, për të qënë kalues në provim, në mënyrë që të kenë mundësi për tu punësuar.
Kjo është një ndër arsyet krysore që është hartuar drafti për arsimin parauniversitar, i cili ndryshon mënyrën se si do të futen në punë mësuesit. Në raportin për strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar shifrat tregojnë se mbetësit në lëndët si Matematikë-Informatikë, kapin shifrat 50-70%. Katër kandidatë që kanë dhënë provimin në Kimi kanë rezultuar të gjithë mbetës.Niveli i lartë i të ngelurve për vitin 2014 është dhe në lëndën Edukim Fizik, ku nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme 82.35% e mësuesve. “Konstatohet se kurrikulat, shpesh, janë të mbingarkuara dhe nuk tregohet vëmendje se çfarë programe studimi janë të nevojshme për mësuesin e suksesshëm. Nuk zhvillohen sa duhet praktika të mbikëqyrura në mësim. Elementet më kritike kanë të bëjnë me përmbajtjet disiplinore, me teoritë e të nxënit, me pedagogjinë, me menaxhimin e klasës etj.

Përgatitja e mësuesve karakterizohet nga struktura të fragmentuara (programet për përgatitjen e mësuesve ofrohen nga 7 fakultetet) dhe nivele të ndryshme të cilësisë së përmbajtjes akademike dhe pedagogjike të programeve. Në Shqipëri, programet Bachelor për mësuesi i ndjekin studentët që nuk kanë shumë zgjedhje. Këtë e tregon numri i pikëve që të lejon të regjistrohesh në Universitet. Numri i kuotave është gjithnjë më i lartë se ai i kërkesave.

Vihet re një shpërndarje jo e drejtë lëndore e këtyre mësuesve sipas kërkesave të njësive arsimore vendore. Kjo gjendje duhet të ndryshojë përmes nxitjes së maturantëve me rezultate të larta për të ndjekur degët e mësuesisë”, – thuhet në dokumentin strategjik për zhvillimin e arsimit parauniversitar të Ministrisë së Arsimit. MAS ka përgatitur ndryshime të rëndësishme si për sa i përket mënyrës se si do diplomohet mësuesit si dhe për kualifikimin e tyre.

tabela

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button