Shqiptarët "pushtojnë" ushtrinë e Zvicrës (FOTO)

Telashet për shtatë ushtarë shqiptaro-zviceranë nisën nga një foto e publikuar në rrjetin social “Facebook”. Ushtarët shfaqen duke pozuar me flamurin shqiptar, ndërkohë që në dixhiturën e fotos shkruhej: “Një kapitulli po i vjen fundi, por ne mbetemi miq”.
Pavarësisht se lidhur me shfaqjen e patriotizmit nuk ka asgjë të keqe, fotografia ka hapur debate të shumta në median zvicerane dhe në rrjetet sociale, lidhur me faktin se ushtarët mbanin në duar flamurin shqiptar dhe jo atë zviceran.

“Kjo është një tradhti për vendin tonë”. U cilësua kështu fotografia e ushtarëve që i shërbenin shtetit zviceran.

Një zyrtar u shpreh për median vendase “Blick”: “Këta njerëz veshin uniformën dhe janë në këtë mënyrë edhe në shërbim. Ata duhet të mbështesin 100% ushtrinë zvicerane, në të gjitha situatat. Kjo është çështje respekti”.

E njëjta ide u mbështet edhe nga zëdhënësi i ushtrisë, Christoph Brunner.

“Nëse dikush vesh uniformën zvicerane, atëherë flamuri zviceran duhet të jetë i vetmi i lejueshëm. Të gjithë flamujt e tjerë s’kanë sens të shfaqen”, tha Brunner.

“Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme. Në takimin e radhës të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të udhëheqjes ushtarake duhet të shpjegohet se çfarë është ndërmarrë kundër këtyre injorantëve dhe me çfarë pasoje praktike!”, shkruan në Facebook zyrtari, Marco Romano.

Ushtarët pritet të përballen me masa ndëshkuese, ndërkohë që një ngjarje e tillë regjistrohet për herë të dytë në Zvicër. Situata e parë u shënua në vitin 2013, ku tetë ushtarë shqiptarë nga Kosova pozuan duke bërë me duar shenjën e flamurit shqiptar.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button