Ben Blushi replikon me Janullatosin për meshën e Pashkës në greqisht

Ben Blushi ka replikuar në një shkrim me kryepeshkopin Anastas, për meshën e Pashkës të mbajtur në gjuhën greke.

Blushi thotë se Anastasi ka pasur kohë 23 vjet për të mësuar shqip, por nuk e ka bërë këtë gjë.

Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i
mësojë shqiptarët në greqisht? Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes
për të ndarë të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë? Sa
shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë që
nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke apo
Krishtlindjesh?

Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit se duhet t’u
flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e
tjerë në Ballkan? Dhe, nëse Zoti e kupton që këtu ka diçka që nuk shkon,
pse nuk ia thotë këtë detaj kaq të thjeshtë edhe kryepeshkopit te
Shqipërisë?

Si një njeri që e kam takuar kryepeshkopin Anastas vetëm disa
ditë pasi erdhi në Shqipëri, në vitin 1992, besoj se ai ka pasur të
paktën 23 vjet kohë për ta mësuar gjuhën tonë.

Kryepeshkopi njeh perfekt katër apo pesë gjuhë, në të cilat mund
të meshonte lehtësisht, përveç greqishtes, që është gjuha e tij amtare
dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ai ka pasur jo vetëm kohën e mjaftueshme
për ta mësuar shqipen, aq sa për të mbajtur dy mesha të rëndësishme në
vit dhe prandaj nuk më bind kokëfortësia e tij për të folur greqisht
natën e Pashkës, sepse nuk kam fjalë tjetër, përveç kokëfortësisë, për
të përshkruar refuzimin publik që ai i bën gjuhës që flet grigja e tij
shqiptare”
, shkruan Blushi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button