Bushati: BE-në e shohim si një bashkim të popujve dhe kombeve

Aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në Bashkimin
Evropian, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim
të popujve dhe të kombeve, tha në një intervistë për Radion Evropa e
Lirë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Bushati është duke qëndruar në Pragë të Çekisë, që është e para
vizitë e një shefi të diplomacisë shqiptare që prej shtatë vjetësh.

Duke u përgjigjkur në pyetjen lidhur me reagimet e ashpra në Beograd
pas një deklarate të kryeministrit Edi Rama, Bushati tha se qëndrimi i
Shqipërisë ka qenë i qartë si kristali, konsistent dhe për shkak të
këtij qëndrimi konstruktiv dhe dinamik Shqipëria gjerësisht është
konsideruar spirancë e stabilitetit të rajonit.

“Sa i përket mënyrës se si mund të interpretohen deklaratat e
shtetarëve shqiptarë, mund të them se edhe në takimin e fundit të dy
qeverive, por edhe në çdo takim me përfaqësues të rëndësishëm evropianë
dhe amerikanë, qëndrimi i qeverisë shqiptare, i kryeministrit, ka qenë
mjaft i qartë se aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në BE,
për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të
popujve dhe të kombeve dhe vetëm në këtë lloj mënyre”.

Bushati pastaj shoti se partneriteti ndërmjet Shqipërisë ë Kosovës
partneritet i natyrshëm strategjik. “Orientimi jonë euroatlantik është i
qartë si kristali, sikundër referenca mbi dokumentet më të rëndësishme
ndërkombëtare, duke filluar me aktin final të Helsinkit, apo atë që
kryeministri shqiptar e ka quajtur që në krye të herës Besa e dhënë ndaj
faktorit ndërkombëtar për mosndryshim të kufijve.
Së dyti, më duhet të sqaroj dhe ritheksoj që ne jemi shumë mirënjohës
ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian për çfarëdo që ata kanë bërë për
rajonin tonë, sidomos që nga rrëzimi i komunizmit e deri në ditët e
sotme.

Dhe, së treti, sfida jonë dhe besoj se kjo shquhet shumë qartë edhe
në programin e qeverisë së Shqipërisë, por edhe në programin e qeverisë
së Kosovës, është se si këtë hapësirë lirie të fituar me mund, edhe
përmes bashkëpunimit me SHBA-të dhe BE-në, ta kthejmë në një hapësirë të
stabilitetit demokratik dhe në një hapësirë prosperiteti për qytetarët
tanë|”, tha pos tjerash në këtë intervistë kryediplomati shqiptar,
Ditmir Bushati.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button