Thaçi: Kosova nuk kërkon ndryshimin e kufinjve

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka
qetësuar edhe një herë tonet lidhur me një bashkim kombëtar mes
Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë për televizionin 24UR gjatë
vizitës së tij në Slloveni, Thaçi ka theksuar në fjalën e tij se Kosova
nuk synon ndryshimin e kufijve.

Sipas Thaçit, synimi i Kosovës
është perspektiva evropiane dhe se në këtë kuadër askush nuk duhet të
trembet nga hapja e kufijve në rajon.

“Kosova është shtet i
pavarur dhe nuk synon ndryshimin e kufijve. Po punojmë që të shkojmë
drejt një perspektive evropiane. Të gjitha së bashku, Serbia, Mali i Zi,
Kosova, Shqipëria, Maqedonia duhet të integrohemi në familjen
evropiane. Askush nuk duhet të trembet nga hapja e kufijve në rajon.
Hapja e kufijve do të thotë evropianizim” citohet nga mediat kosovare të
ketë thënë Thaçi për televizionin slloven 24UR.

Sakaq, Thaçi ka
dhënë një intervistë edhe për gazetën sllovene “Dello” ku ka folur edhe
për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. I pyetur lidhur me porosinë e
ndërkombëtarëve për qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë,
zëvendëskryeministri Thaçi rikonfirmoi se ajo kishte të bënte me frymën e
integrimeve evropiane.

Thaç nënvizoi se edhe lidershipi i të dy
shteteve e dinë se integrimi i shqiptarëve do të bëhet vetëm në kontekst
të një Evrope pa kufij dhe përmes anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Thaçi
tha se takimet pozitive të Kosovës me shtetet fqinje të Ballkanit
Perëndimor do të vazhdojnë me një takim mes qeverive të Kosovës dhe asaj
të Maqedonisë duke nënvizuar se këto takime ndihmojnë stabilitetin dhe
bashkëpunimin rajonal.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button