UÇK merr stacionin policor në Goshincë të Likovës, opozita e quan konstruksion të Gruevskit (FOTO)

Shkup, 21 prill – Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar
incidentin e fundit në fshatin Gushincë të Kumanovës. Sipas zëdhënësit
të MPB-së, Ivo Kotevski incidenti ka ndodhur pas mesnate rreth orës
02.30, transmeton Zhurnal.mk

“Një grup i armatosur nga Kosova ka sulmuar 4 punonjësit e policisë
të Maqedonisë që kanë qenë kujdestar, ju kanë marrë armët policëve dhe
kanë folur në gjuhën shqipe përmes një përkthyesi duke ju thënë se duam
shtetin tonë dhe nuk duam Marrëveshjen e Ohrit”.

Por, eksperti për çështje të sigurisë, Ivan Babanovski ka thënë se
shqiptarët e Maqedonisë asnjëherëë nuk përfshihen në lojën e fundit të
çoroditur, e cila ka për qëllim që të shpëtojë kriminelët nga pushteti
ku thuhet se kinse janë angazhuar 40 veteranë të UÇK-së nga Kosova në
mesin e tyre edhe nga fshati Tanushë.

“Këtë skenar nuk e mbështesin pjesa më e madhe nga radhët e BDI-së.
Përcillni këto ngjarje dhe gjeni vetëm një njeri në Maqedoni që do të
besojë në këtë punë dhe lojëra qesharake. Por edhe me siguri do të
marrim edhe xhirrime tjera nga komploti i komunikimit ndaj shtetit tim,
Republikës së Maqedonisë”, shkruan në profilin e tij në FB, eksperti për
siguri, Ivan Babanovski.

Një grup prej 40 kriminelësh dhe ish të burgosur nga Maqedonia
qëndrojnë pas sulmit të sotëm në stacionin policor në fshatin shqiptar
Gushincë të Kumanovës, bëjnë të ditur burime jozyrtare pranë Agjencisë
së Lajmeve Zhurnal.

Ky grup mirë i paguar financiarisht ka realizuar skenarin e pushtetit
me qëllim që të shkatoj frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Maqedonisë
të cilën e paralajmëroi ditë me parë edhe lideri i partisë maqedonase,
Stojanço Angellov.

Qëllimi i këtij konfuzioni të kontrolluar është që afera e përgjimeve e
Nikolla Gruevskit të largohet nga fokusi i opinionit, ndërsa temë
aktuale të jetë mbrojtja e shtetit nga sulmet e formacione paraushtarake
shqiptare.
Këta kriminelë nga Maqedonia po bëjnë vetëm një “paradë ushtarake” se kinse kanë zënë robë 4 policët e këtij stacioni policor.

Me katër prill të këtij muaji, në një tubim para ndërtesës së RTVM,
Stojançe Angelov, tha se ka pasur informacione për një grup kriminelësh
që për një shumë të madhe parash duhej që të nxisnin incidente dhe
tensione në rajonin e Likovës, transmeton zhurnal.mk

Sipas Angelov, qeveria ka paguar 2 milionë euro për të nxitur
incidente ndër etnike dhe për këtë gjë ta akuzoj atë dhe liderin e
LSDM-së, Zaev.

Ish komandanti i UCK-së për rajonin e Likovës incidentet e fundit në
fshatin Gushincë të Kumanovës për Agjencinë e Lajmeve ZHURNAL i
vlerëson se janë raste të montuara nga shërbimet sekrete maqedonase me
qëllim që të mobilizohen maqedonasit kundër shqiptarëve.

“Këto raste janë të montuara nga ana e qeverisë në mënyr profesionale
janë të montuar nga maqedonasit Qëllimi është të bashkohen maqedonasit
kundër shqiptarëve. Qeveria mund i ka paguar disa persona vetëm për të
bërë probleme atje lartë me qëllim që të defokusohet vëmendja e
opinionit”, tha mes tjerash Zymberi duke shtuar se në rajonin e Likovës
është qetë dhe shqiptarët nuk janë të interesuar për konflikt të ri.

“Kjo është lloj i fëlliqur e Gruevskit. Shqiptarët e Likovës nuk janë
të mendimit më për të luftuar.Këtu në Likovë është qetë, cdo kush bënë
punën e vet. Shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë. Ajo mbaroi në
vitin 2001. Ne duam qetësi dhe mirëqenie”, tha mes tjerash ish
komandanti i UCK-së, Abedin Zymberi.


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button