Gafa e parë e Dumës, reklamon detin grek në posterin e vjedhur

TIRANE  Grida Duma, kandidatja e koalicionit të djathtë në garën e 21 Qershorit për Bashkinë e Durrësit bën gafën e parë elektorale. Në posterin e fushatës elektorale zonja Duma reklamon pamjet e një deti grek, kauzë e cila është qendra e konfliktit me Shqipërinë, për shkak të marrëveshjes së 2010-ës me firmën e Lulzim Bashës si ministër i Jashtëm që cenon integritetin territorial të vendit tonë.  


Ky është posteri elektoral i kandidates së Partisë Demokratike Grida Duma, ku në sfond të sloganit “Punë dhe Dinjitet” shfaqet deti Egje.



Zgjedhja për të përdorur një peizazh grek në posterin elektoral të zonjës Duma vjen e pazakontë në kushtet kur Shqipëria ka pamje të rralla bregdetesh të cilat janë vlerësuar edhe nga media e agjenci turistike prestigjioze.

Por jo vetëm kaq. Sfondi dhe kompozimi i të gjithë posterit të fushatës është kopjuar nga ish-presidenti francez Sarkozy. Ky është posteri i Sarkozy për garën elektorale të vitit 2012 në Francë, i cili po ashtu është kritikuar në vendin e tij për të njëjtën arsye pasi kundërshtarët e tij zbuluan faktin që sfondi i posterit elektoral reklamon një det grek në vend të atij francez.



Kjo është një gafë e dyfishtë e kandidates së aleancës së djathtë Grida Duma, e cila jo vetëm shpërfill pasuritë tona natyrore, por mbi të gjitha përdor për fushatë një poster të kopjuar.  

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button