Komandant Hoxha ka një porosi për Ali Ahmetin

Ish-pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Fejzullai, raportohet se është njëri nga të vrarët në aksionin e sotëm të policisë së Maqedonisë në Kumanovë.

Miqtë e tij në rrjetin social facebook kanë thënë se Fejzullai u vra duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tij.

Ndërkohë ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, ka akuzuar direkt kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, për vrasjen e tij.

“Lehtë është që në emrin e subjektit që e drejton BDI-në, e në emrin tënd Ali Ahmeti të bësh apel për qetësi me hipokrizi, por ky skenar i përgatitur ka nënshkrimin tënd, e gjitha që po ndodh në Kumanovë. Na e sakrifikove edhe një shok të UÇK-së”, ka shkruar komandant Hoxha.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button