Krizën e brendshme politike, Gruevski po e shndërron në krizë ndëretnike

Incidenti i sotëm në Kumanovë dhe ai i mëhershmi në Gushincë, po shihen si “shqelma të fundit” të politikës së Gruevskit, i cili po mundohet të largojë vëmendjen nga skandalet e përgjimeve.

Ngjarja e sotme nga burime diplomatike po shihet vetëm si përpjekje e Gruevskit për të ndaluar protestën masive të paralajmëruar nga opozita më 17 maj, sepse si asnjëherë më parë në protestën e kaluar kanë qenë të bashkuar maqedonasit me shqiptarët.

“Ai për ta shpëtuar veten është duke bërë përpjekje që ta fus në këtë valle edhe Kosovën e rajonin. Dalja e UÇK-së në skenë është marifet i tij dhe faktori ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë. Grupe që thirren në emër të UÇK-së për herë të parë kanë dalur sërish në skenë me aferën e ‘bombave’ të përgjimeve masive, që tregojnë për qeverisjen totalitare të Gruevskit, si përpjekje për ta devijuar vëmendjen nga kriza e brendshme, duke shndërruar në krizë ndëretnike dhe implikuar rajonin”, thotë ky burim diplomatik për Telegrafin.

Shqiptarët, sipas këtij burimi, duhet të tregohen vigjilentë dhe të mos bien pre e lojës politike të Gruevskit, sepse tashmë në dijeni të kësaj strategjie të tij është edhe faktori ndërkombëtar, i cili pritet që së shpejti të dalë me deklarata të fuqishme kundër këtyre lojërave të pushtetit në Maqedoni.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button