​Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon aktet e dhunës në Maqedoni dhe bën thirrje për qetësi

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas incidenteve në Maqedoni duke kërkuar të ruhet qetësia dhe të ketë vetëpërmbajtje nga përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës.

Ministria e Punëve të Jashtme e RSH është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik.

Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzik të mëtejshëm të situaës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.

Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuse për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button