Personi i vrarë Fadil Fejzullahi, ish ushtari UCK-së që nuk iu dorzua policisë

Shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mëngjesin e sotëm.

Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.

Paraprakisht, mediat në Maqedoni njoftuan se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare dhe dy prindërit e saj. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare.

Disa media të Kosovës kanë shkruar se persona nga Kosova janë të përfshirë në betejën e sotme në Kumanove, ndërkohë që zëdhënësi i policisë maqedonase thotë se një pjesë e personave të armatosur kanë ardhur nga një vend fqinj.

Disa nga mediat e Maqedonisë e kanë të vështirë të komunikojnë për shkak të vështirësive online. Ndërkohë që gazetarët ende nuk lejohen të futen në vendngjarje.

Lavdi per kete trim Kumanovar. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button