Armët kimike, Rama: S'ka arsye për alarm

Kryeministri i vendit Edi Rama ka kthyer një përgjigje zyrtare në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike ne Shqipëri, duke u shprehur se, vendet e NATO-s, jane ende në diskutim dhe nuk jemi në kushtet kur duhet të marrim një vendim.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjate konferencës së perbashket për shtyp qe ka patur me komisionerin Fyle, Rama u shpreh se, ka diskutuar me sekretarin e Shtetit Amerikan për 30 minuta ne telefon, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

“Kemi thënë përmes ministrit të Jashtëm, duke iu përgjigjur interesit të medias gjatë vizitës së tij në Francë se jemi kontaktuar, nga SHBA dhe në këndvështrimin tim, e kundërta do të ishte shqetësuese që Shqipëria të mos kontaktohej për një çështje që janë në kontankt të gjitha vendet e NATO-s. Kemi thënë gjithashtu se në fillin e këtyre kontakteve ka pasur një bisedë mes meje dhe Sekretarit të Shtetit Amerikan për 30 minuta, ku kemi diskutuar për këtë cështje, dhe po ju them që nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne jemi bashkë me vendet e tjera në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim””, u shpreh Rama.

Kryeministri i vendit tha se vendimi do te ndahet me publikun dhe me Parlamentin. Por ai e mbylli pergjigjen e tij per kete çeshtje duke rikujtuar se Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe se çarmatosja pa lufte e regjimit te Assad dhe ndalimi i importit te plehrave jane dy gjera qe nuk duhet t’i ngaterroje askush.

Rama tha se i ‘kujtoj te gjithe shqiptarëve se une jame ne krye te detyres per t’i sherbyer se pare interesave dhe sigurise kombetare’.

Arvizu: Jemi në bisedime

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu është vënë serish ne qender te kerkeses per informacion lidhur me armët kimike te Sirise, gjate nje vizite ne Kukës. Ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara jane në negociata me disa vende mes të cilave edhe me Shqipërinë, por ende nuk ka një vendim për këtë çështje.

“Sikurse e tha edhe ministri i Jashtëm disa dite me pare Shtetet e Bashkuara kane qene ne diskutime me shtetet e tjera gjithashtu dhe sikurse tha edhe ministri i Jashtem nuk eshte marre ende asnje vendim. Kjo eshte nje deklarate e vertete dhe faktuale nuk eshte marre ende asnje vendim. Kam verejtur edhe ate qe ka thene Kryetari i Kuvendit. Ai foli mbi rendesine e transparences ne cilindo proces dhe qartazi kjo eshte dicka qe Shtetet e Bashkuara do e mbeshtesin. Dhe gjeja e fundit qe dua te them eshte se qe gjeja jetike jetime per t’u mbajtur është qe Shtetet e Bashkuara jane mik i Shqiperise dhe popullit shqiptar, keshtu qe mireqenia e popullit shqiptar eshte ne konsideratat me te larta te Shteteve të Bashkuara dhe kjo perfshin edhe dinjitetin e njerezve dhe te vendit dhe per kete arsye jane miqte”, u shpreh Arvizu.

Opozita: Interpelance për armët

Komisioni Parlamentar i Jashtëm ështe perfshire ne debate pas kerkeses se opozites qe permes ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu kerkoi paraqitjen ne Komisionin e Jashtëm të një prej ministrave te kabinetit Rama për të bërë transparencën, sipas tij, të qendrimit të Tiranës zyrtare për armët kimike të Sirisë.

Por sipas kryetares së Komisionit, Arta Dade, Qeveria e bëri këtë përmes ministrit Bushati pak ditë më parë, duke e konsideruar të pavend kërkesën e zotit Mediu dhe duke i kujtuar atij se ka qenë titullari i dikasterit të mbrojtjes gjatë tragjedisë së Gërdecit. Pikërisht për këtë Mediu tha se bëri kërkesën për transparencë për të shmangur Gërdecin.

“Nuk dua të ndodhë më Gërdec dhe prandaj po e shtroj këtë kërkesë dhe me këtë ndërgjegje po e shtroj. Nuk dua të ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin, ta dini mirë”, tha Mediu.

Meta: Transparencë në Parlament

Si zeri i pare qe ka folur per kete çeshtje, kryeparlamentari Ilir Meta gjate konferences me homologun e tij rumun garantoi se vendimmarrja do te jete transparente per çeshtjen e asgjesimit te armeve kimike te Damaskut.

“I takon Qeverisë që të shprehet në radhë të parë. Së dyti padyshim, Parlamenti, në çdo rast ka të drejtën dhe detyrimin që të shprehet, pa asnjë diskutim, por njëkohësisht duhet vlerësuar dhe mirëkuptuar edhe ndjeshmëria qytetare dhe e grupeve të shoqërisë civile. Unë e theksoj bindjen time që në çdo rast, çdo vendim do të merret në mënyrë transparente, që do të thotë se Shqipëria gjithmonë ka treguar se është një vend që dëshiron të kontribuojë për paqen dhe për sigurinë sepse është edhe një vend që ka përfituar jo pak nga paqja dhe siguria për të cilën kanë kontribuar edhe aleatët tanë, por njëkohësisht duke u mbështetur gjithmonë në ato mundësi që vendi ynë ka dhe që lejojnë marrjen e përgjegjësive dhe pa asnjë diskutim gjithmonë në mënyrën më transparente dhe kushtetuese”, u shpreh Meta.

Berisha: Transperencë për armët

Ish-Kryeministri Sali Berisha u eshte bashkuar zerave qe kerkojne transparence nga qeveria per vendimin e sjelljes se armeve kimike ne Shqiperi. Ish-Kryeministri eshte treguar i kujdeshshem te mos pozicionohet pro ose kunder demontimit te armeve kimike ne vend, por ne ne nje postim ne Facebook thote se qeveria Rama-Meta po mban nje qendrim poshterues dhe te papergjegjshem ndaj qytetareve dhe opozites.

Zoti Berisha thote se kete qendrim qeveria po e shfaq duke mbajtur me fanatizem kodin e heshtjes ndaj qytetareve dhe opozites shqiptare sikur keta te mos egzistonin apo sikur ata nuk duhet te kene qendrimin e tyre te bazuar ne te dhena te sakta per nje çeshtje te rendesise te dores se pare, jo vetem per boten dhe Qeverine shqiptare, por dhe per opoziten dhe qytetaret shqiptare. Ish kryeministri Berisha thote se qeveria Rama-Meta po flasin me shqiptaret dhe opoziten sikur flasin me armiqte apo me palen e Assad-it dhe kete zoti Berisha e quan turp dhe vetem turp.

Ish-Kryeministri thote se informimi i qytetareve dhe opozites eshte detyrim ligjor dhe kushtetues, por, sipas tij, ne qeverine Rama – Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojne./ TCh

loading...
Back to top button