Situata në Kumanovë, Majko: Shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë ‘sallatën maqedonase’

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar ditën e sotme në Kumanovë. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Majko e cilëson mjaft shqetësuese situatën e krijuar nga qeverisja rraskapitëse e Shkupit. Sipas tij, në Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin

“Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak.

Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq.
Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me çmim te larte ne menyra te ndryshme “sallaten maqedonase”…, shkruan Majko.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button