VMRO-DPNE-së me skenare për të dëmtuar pronat e shqiptarëve

Në rrjetet sociale po qarkullon një status, i cili është postuar nga një faqe maqedonase, në të cilin thuhet se militant të VMRO-DPNE janë duke u mobilizuar që të dalin rrugëve të Shkupit dhe të shkatërrojnë dyqanet dhe pronat e shqiptarëve

Kjo është përmbajtja e atij postimi:

“Sot e shtunë 09.05.2015 po mobilizohen anëtarë të VMRO-DPNE nëpër të gjitha shtabet e tyre partiake nëpër Shkup. Ka spekulime se qëllimi i tyre i marrur nga instancat më të larta të tyre partiake, është që të dalin rrugëve të Shkupit dhe të fillojnë të shkaterojnë dyqanet dhe pronat e shqiptarëve. Kjo e tëra bëhet me qëllim që të parandaloj një bashkim shqiptaro- maqedon, të cilët kanë paralajmëruar se bashkarisht do të dalin në protesta kundër kësaj qeverie për rastin e monstres. Shpërndani këtë status ta dinë se kush është armiku i shqiptarëve.”, thuhet në këtë status, transmeton Click Channel.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button