EKSKLUZIVE-Flet ushtari i UÇK-së: Na spiunuan, lufta po pregatitej për në 12 maj

Një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rrëfyer atë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në “Lagjen e Trimave” në qytetin e Kumanovës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Në mesin e djemve që ishin aty isha edhe unë”, rrëfen një pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për Gazetën Fjala.

“Ka qenë diçka e paplanifikuar. Aty ishim vetëm 10 veta. Ndërsa, rreth banimit tonë ishin edhe 64 tjerë. Ishim në kurth. Por, ishte fati qe disa prej personave nga ne ishim zgjuar”, thotë pjesëtari i UÇK-së, që deklarohet se mban edhe pozitë të lartë në strukturat udhëheqëse të UÇK.

Ai bënë me dije për Gazetën Fjala se në sulmin e palës maqedonase janë të plagosur vetëm dy pjesëtarë të UÇK-së ndërsa nga pala maqedonase së paku pesë janë të vrarë.

Ky pjesëtar bën me dije se në këtë vend pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë filluar të grumbullohen dy ditë më parë, por se dikush e ka njoftuar Policinë maqedonase pasi që ishte planifikuar që një aksion i pjesëtarëve të UÇK-së të bëhet në javën e ardhshme mbi Policinë dhe Ushtrinë maqedonase.

“Këtu kemi filluar të afrohemi qe dy ditë. Por, dikush i ka njoftuar Policinë pasi ne kemi planifikuar që aksionin ta bënim me datën 12”, bën të ditur ai.

Pjesëtari i UÇK bën me dije se të gjithë shokët e tij janë tërhequr nga lagjja e sulmuar qysh në mesditë.

“Ne jemi tërhequr nga vendi ku ishim në ora 11, kur kanë filluar maqedonasit t’i sulmojnë civilët”.

Ai bënë me dije se pas ndarjes në dy grupe kanë arritur të dalin nga rrethimi.

“Njëri grup që katër orë kemi arritur në shtab, ndërsa grupi tjetër ku ishte edhe Fadil Fejzullahu ende nuk ka mbërritur”, tregon.

Ky pjesëtar thotë se Fadil Fejzullahu, që u raportua se është vrarë është gjallë.

“Deri në ora 11 Fadili ka qenë gjallë, unë jam përshëndet me të”. /Gazeta Fjala/

loading...
Back to top button