OSBE ndërmjetëson për ndërprerje të konfliktit të Kumanovë

Burime të Telegrafit nga Kumanova bëjnë të ditur se OSBE-është duke ndërmjetësuar për ndërprerjen e konfliktit në Kumanovë.

Nuk bëhet e ditur se kush janë personat që po negociojnë nga grupi i armatosur, por bëhet e ditur se bisedimet janë duke u zhvilluar, raporton Zgjohu Shqiptar.
Derisa nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kanë rrjedhur informacione se ka të vrarë dhe të dorëzuar nga grupi i armatosur, një gjë e tillë është mohuar nga ky grup.
Madje një gjë të tillë e ka mohuar sot përmes një komunikate edhe Shtabi I Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila ka marrë përsipër përfshirjen në konflikt me policinë maqedonase. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button