Ngjarjet në Kumanovë, anulohet ceremonia e ndarjes së titullit ‘Doctor Honoris Causa’ për Ramën dhe Thaçin

SHKUP- Anulohet ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për një afat të pacaktuar njoftuan nga USHT-ja. Shkak i anulimit është bërë situata e vështirë me të cilat po përballet aktuaklisht qyteti i Kumanopvës dhe jo vetëm.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Të nderuar,
Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen. Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’ju njoftojë paraprakisht’, citohet në deklaratën e Univestitetit të Tetovës.

loading...
Back to top button