Grisi flamurin e Kosovës,Chernev: Cohuni, në Maqedoni kundër shqiptarëve

Incidenti i fundit në Kumanovë të Maqedonisë ka sjellë jo pak reagime nxitjeje e urrejtje ne mbarë rajonin.

Ka qenë Pavel Chernev, ish-deputet i parlamentit të Bullgarisë, i cili tha se një numër i madh i të rinjve nga Bullgaria do të shkojnë së bashku me çetnikët serbë, vullnetarë në Maqedoni në luftë kundër shqiptarëve, raporton Telegrafi.

Chernev njëkohësisht lideri i lëvizjes Kombëtare bullgare ‘Atak’ ,i cili vite më parë grisi flamurin e Republikës e Kosovës në Parlamentin bullgar theksoi se:

“Shumë bullgarë duan të shkojnë në Maqedoni, por për fat të keq, qeveria jonë nuk dëshiron të na ndihmojë. Ne jemi në kontakt me Bratislava Zhivkoviçin, i cili është i gatshëm t’i dërgoj disa djem nga shteti serb në Maqedoni, ndërsa ne do t’iu bashkohemi vëllezërve tanë maqedonas kundër shqiptarëve’’

Kujtojmë se në qytetin Kumanovës së Maqedonisë pas një konflikti ndërmjet disa personave të armatosur dhe forcave policore e ushtarake maqedonase, kanë vdekur 22 persona.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button