Komandant Sokoli shkruante më 25 prill: As nuk shitemi e as nuk blihemi…

Në videon e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ku shihet dhjetëra të arrestuar nga grupi i armatosur në Kumanovë, shihet edhe Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli.

Ai shihet në fund të videos dhe i plagosur në kokë. Atë e pyet dicka policia maqedonase, kurse ai ia kthen vetëm se “nuk e dinë”.

E Sokoli ka qenë pjesëmarrës në luftën e Maqedonisë të vitit 2001. Ai në një fotografi shihet afër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Komandant Sokoli pas sulmit të armatosur në Gushincë, kishte reaguar pas raportimeve se një komandant nga Gjakova ishte i përfshirë në këtë incident.

Ja cfarë kishte thënë më 25 prill 2015 Sami Ukshini:

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Ukshini – komandant Sokoli ka reaguar kundër shkrimit të gazetës serbe “Blic” ku përmendej emri i tij lidhru me sulmin në Gushincë.
Ukshini ka theksuar se gazeta serbe bën dezinformim të paparë dhe se sipas saj gjoja ai dhe një komandant nga Gjakova janë të përfshirë në incidentin kufitar në postën policore kufitare Gushincë.

Po prej Blicit Serb asgjë më shumë nuk pritet, vetëm kësi lloj dezinformatav, normal që serbët janë humbësit më të mëdhenj të këtij 75 vjeçari, dihet mirë se me 1918, serbet kanë pas në zotërim Bosnjën, Malin e Zi, Vojvodinen, Kosoven dhe Maqedoninë. Meqenese i kanë humbur shumicën, tani ju ka mbetur vetem Vojvodina, dhe tani po mundohen ta fusin nën kontroll Maqedoninë me aleanca të ndryshme me Partitë Politike SlavoMaqedonase, të cilave po ju shërbejnë edhe Lideret e Partive Shqiptare të Maqedonisë që unë i konsideroj Lepuj..!!! Andaj shfrytëzoj rastin të ju bëj thirrje vllezërve tanë atje se ne as nuk shitem e as nuk blehemi, prandaj mos bini pre e dezinformatave të qarqeve rusosllave.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button