Erdogan në Tiranë: Do të dyfishojmë investimet turke. Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Gjashtë vjet pas vizitës së fundit si kryeministër, Recep
Taip Erdogan është rikthyer për vizitë zyrtare në Shqipëri, këtë herë si
presidenti i Shtetit turk.

 Duke e nisur vizitën në Tiranë me nënvizimin se, ndihet si
në shtëpinë e tij të dytë, presidenti turk e shfrytëzoi këtë mundësi për
të folur jo vetëm për  Shqipërinë, por edhe për rajonin e Europën.

Me
vlerësimin se lidhja mes popullit shqiptar dhe atij turk është shumë
herë më e konsoliduar se marrëdhënia mes dy shteteve reciproke, Rexhep
Taip Erdogan, që shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion tejet i
gjerë prej 120 sipërmarrësish turq, u angazhua në Tiranë për rritjen më
shumë se dy herë të vëllimit tregtar, që aktualisht arrin vlerën e 430
milionë dollarëve.

“Dëshira ime është që vëllimi tregtar mes
Shqipërisë dhe Turqisë të jetë 1 milird dollarë në vit. Dhe vullneti për
këtë ekziston në të dyja vendet”, tha Erdogan.

“Bashkarisht
vlerësuam se ka hapësira ende të pashfrytëzuara për rritjen e volumit të
shkëmbimeve tregtare”, tha nga ana e tij presidenti Bujar Nishani.

Presidenti
Nishani shrytëzoi rastin në krah të Erdogan për të bërë një deklaratë
për ngjarjet në Kumanovë. Dhe ashtu siç pritej, as presidenti turk nuk e
shmangu mbajtjen e një qëndrimi për Maqedoninë.

“Bëj thirrje për
frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episod të
paqartë, gjithësesi të izoluar, në një konflikt të paqenë ndëretnik.
Dhe në vend të saj, përqendrimin e energjive në zgjidhjen e të gjitha
çështjeve mes palëve me dialog, përfshirë këtu zbatimin e plotë të
Marrëveshjes së Orhit”, theksoi Nishani.

“Në Ballkan ka nga ata
që duan të cënojnë paqen dhe sigurinë. Prandaj ne i kushtojmë shumë
rëndësi paqes, stabilitetit dhe mirëqënies së Ballkanit. Prandaj ne
dëshirojmë që acarimet e krijuara kohët e fundit në Maqedoni të zgjidhen
nëpërmjet dialogut dhe të garantohet paqja që siguronte Marrëveshja e
Ohrit. Turqia është një vend që ka vuajtur shumë nga terrorizmi dhe
vazhdon ende procesi i luftës sonë kundër terrorit, që prej një periudhe
30-vjeçare. Ndaj e dimë shumë mirë faturën e luftës dhe nuk duam që një
faturë e tillë të paguhet nga vende të ndryshme, nga popuj të ndryshëm,
pavarësisht se çfarë feje ose etnie i përkasin. Kjo do të thotë se ne
duhet të bëjmë një dallim të qartë të atij që fiton nga terrori dhe atij
që humbet nga terrori. Në fakt humbasin të dyja palët, sepse lufta në
fund të fundit është vdekje”, deklaroi Erdogan.

Thënë këtë,
presidenti turk gjeti rastin që nga kryeqyteti i një vendi kandidat për
në BE t’i dërgonte një mesazh edhe Europës, kur e kritikoi atë për
pasivitetin në zgjidhjen e situatës së refugjatëve që vijnë nga vendet
në konflikt si Iraku dhe Siria, 2 milionë prej të cilëve strehohen
aktualisht në Turqi.

“Fatkeqësisht, duket qartë edhe se çfarë
qëndrimi po mban Europa ndaj tyre. Unë e them këtë edhe si presidenti i
një vendi kandidat për në BE. E them se jemi djegur prej këtyre gjërave.
A mund të jemi të pandjeshëm ndaj këtyre njerëzve të varfër e të
pastrehë? A nuk duhet që edhe vendet e zhvilluara të prodhojnë një
zgjidhje për këta njerëz? Edhe këto vende kanë detyrimet e tyre. Secili
vend të bëjë detyrat e veta”, tha Erdogan, njofton tch.

Mes
Shqipërisë dhe Turqisë u nënshkrua marrëveshja në fushën e sigurisë,
kundër terrorizmit e veçanërisht për të frenuar luftëtarët e huaj nga
rajoni për t’iu bashkuar xhihadit islamik.

Presidenti turk iu
referua dy herë shqiptarëve si “vëllezër të popullit turk”, në të parën
herë kur tha se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë eksperiencën më të
mirë të zhvillimit; dhe në të dytin kur ftoi për përfundimin sa më
shpejt të xhamisë së Tiranës, si dhuratë për vëllezërit shqiptarë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button