Isa Boletini do prehet në Vlorë, Rama: Rrugëtimi, në trojet që kaloi, Thaçi: 10 qershori mesazh i perspektivës bashkuese

TIRANË- Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë. Këtë gjë e konfirmuan sot Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kosvës, Hashim Thaçi, të cilët janë takuar sot edhe me familjarët e Isa Boletinit. Kryeministri Rama tha se falë kësaj iniciative, Isa Boletini do ti bashkohet vëllai dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemali, duke i quajtur baballarë të Kombit dhe të shtetit.

“Propozimi ynë është mirëpritur nga familja dhe qeveria e Kosovës. Jam shumë mirënjohës zëvendëskryeministrit për ndërmjetësimin e këtij propozimi për familjarët dhe u jam shumë mirënjohës familjarëve për mirëkuptimin. Ky propozim u ka dhënë siç vetë e pohuan, një lumturi të veçantë. Data e caktuar për të përcjellë eshtrat e heroit tonë është data 10 qershor dhe rrugëtimi do të kryhet nëpërmjet të gjitha trojeve të Kosovës dhe Shqipërisë deri kur gjithë ceremonia të përmbyllet në sheshin e “Pavarësisë” dhe Isa Boletini të prehet pranë vëllait, mikut dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemali”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo është gjëja e duhur për të nderuar këtë figurë, ndërsa paralajmëroi se bashkë me të do të vijnë edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tjerë të Boletinit të vrarë në të njëjtin moment.

“Jemi të bindur se po bëjmë gjënë e duhur për të nderuar këtë figurë por edhe për tu përcjellë gjeneratave të rejave mesazhin e fortë të ëndrrës dhe betejës së përbashkët të këtyre dy baballarëve të Kombit dhe padyshim edhe të Shtetit tonë. Falënderoj familjarët dhe nënvizoj në fund se së bashku me Isa Boletinin do të vijnë në Vlorë, edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tij të vrarë në të njëjtin moment që do të prehen në varrezat e Dëshmorëve”, tha ai.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky është një vendim i dy qeverive duke nënvizuar se 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive bashkuese dhe integruese për kombin shqiptar.

“Sot është një ditë e veçantë për Kombin shqiptar sepse konfirmojmë mendimin e dy qeverive me idenë e zotit Rama që eshtrat e Boletinit të prehen në Vlorë, në qytetin e Pavarësisë, ndaj sot jemi këtu bashkë si dy qeveri, me vendimin edhe të familjes Boletini me itinerarin që vetë Isa Boletini e bëri për t’ju bashkuar idealit, qëllimit të pavarësisë së trojeve shqiptare për t’ju bashkuar Ismail Qemalit. Edhe sot do të dërgojmë mesazhin më të mirë për të ardhmen e kombit. Më 10 qershor do të jemi së bashku, Shqipëria Kosova, Presheva, shqiptarët e Maqedonisë, Ulqini. 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive bashkuese dhe integruese për kombin shqiptar. Do jetë një organizim madhështor. Falënderoj familjen Boletini”, u shpreh Thaçi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button