“BuzzFeed”: Ja 5 arsyet përse “Shqipëria e Madhe” do të ishte një ide e mirë (FOTO)

Shumë njerëz në Ballkan janë të frikësuar nga idea e “Shqipërisë së Madhe”. Por përse? “BuzzFeed” ka listuar 5 arsyet se përse është argëtuese të ketë një vend të madh për të gjithë shqiptarët. 

1. Pushime pa paguar asgjë!
Turistët mund të qëndrojnë pa paguar në këtë vend të madh të Europës Juglindore. Pasi shqiptarët sipas traditës respektojnë në maksimum mysafirin. Mund të vizitoni çdo shtëpi dhe ata 9banorët) kujdesen për juve.

Në Kosovë

2. Një parajsë e taksave në Evropë

Në Shqipëri

Harroni ishujt tropikal që janë larg. Në “Shqipërinë e Madhe”, një parajsë e re tatimore do të krijohet brenda Europës. Bazuar në tatimin mbi të ardhurat aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, norma juaj e taksave është rreth 10% . Sillni të gjitha paratë tuaja !

3. Një shtet pa Mc Donalds dhe Starbucks

Duke shitur qofte

Megjithëse “Shqipëria e Madhe” është një mik i afërt i SHBA-ve, aty nuk do të gjeni kafet dhe hamburgerët e tyre me çmime të larta. Përse ju nevojiten ato, kur ju mund të shijoni qofte për 1.50 Euro dhe makiato-n më të mirë në botë për 1 euro?

4. Toleranca fetare dhe futbolli

Klubi i tifozëve të Arsenalit në Kosovë

Udhëheqësit e katër feve kryesore në Shqipëri ecën dorë për dore gjatë marshimit “Charlie HEBDO” në Paris. Ata dëshmuan tolerancën e tyre fetare në botë. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman është ‘OK’ në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa ju jeni tifoz i Barcelonës, Real-it, Arsenal ose Chelsea-t.

5. Të qarkullosh me makinë pa bllokime në trafik

“Rruga e Kombit” Kosovë-Shqipëri
Shqipëria e Madhe do të jetë vendi i parë pa bllokime të trafikut në autostradë. Një nga rrugët më të reja dhe më të shtrenjta në Evropë është e gatshme t’ju shërbejë. Lidhni rripin e sigurimit dhe eksploroni “Shqipërinë e Madhe” me makinë. (Atikulli në “BuzzFeed”)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button