3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes,Agimi i Artë akte antishqiptare në varrezat e Himarës (VIDEO)

HIMARE –Tre-vjetori i vdekjes së të riut Aristotel Guma në Himarë, i cili u përplas nga një automjet në hyrje të qytetit, ka shkaktuar tensione në qytetin e mbushur me turistë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gazetari i “News24”, Artan Hoxha bëri të ditur nga vendi i ngjarjes se forcat ekstremiste greke kanë kryer akte antishqiptare gjatë ceremonive përkujtimore në kishë dhe në varreza, ne përpjekje për ta kthyer Aristotel Gumën nga një viktimë e aksidentit, në një martir që ka rënë për të mbrojtur interesat e Greqisë në Himarë.

Mësohet se eksponentët e “Agimit të Artë” kanë kërkuar të kryejnë një rit brenda kishës në Himarë-Fshat, por prifti është larguar nga kisha. Ndërkohë në ceremoninë që është zhvilluar në varrezat e fshatit, një grup të rinjsh të veshur me bluzat e zeza të “Agimit të Artë”, ndërsa familjarët e të ndjerit Guma kryenin ritet, ata shpalosën flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të Arte dhe lexuan një deklaratë antishqiptare dhe antikushtetuese.

Eksponentët e Agimit të Artë kanë sulmuar reporterët shqiptarë duke tentuar t’i ndalojnë për të filmuar. Policia e cila ishte prezente nuk ka ndërhyrë për të shmangur sulmin dhe si pasojë mediat u larguan nga varrezat e Himarës.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

loading...
Back to top button