BBC: Elhaida s’ka frikë nga incidenti i Madonës. Stefi Prifti: E kapën emocionet, bazë e ulët orkestrale

Menjëherë pas performancës së Elhaida Danit në Eurovizion shpërthejnë komentet në rrjetet sociale.
BBC ka komentin shoqëruar me foto: “Shumë e këndëshme të shohësh një vajzë këngëtare që nuk ka frikë nga një pelerinë pas “incidentit të Madonës” #Shqipëria #Eurovizion2015” shkruan BBC duke postuar një foto të Elhaidës në performancën e saj në skenë. 
Por ndërkaq, këngëtari Stefi Prifti (një nga vëllezërit korçarë) ka vënë në dukje disa detaje: “Përfundimisht Eurovizioni është shumë i vështirë dhe i paparashikueshëm. Kishte disa këngë të bukura këtë natë, ku unë vecoj Rusinë, Estoninë dhe Rumaninë. Mendoj se Elhaida sot kishte shumë emocione, por është normale në atë skenë gjigande. Ajo që vure re si mangësi te kënga jonë, ishte baza orkestrale më e ulët dhe backvocal-et të thata dhe pa energji. Mjaft me krahët që vendosin dhe nuk përcjellin estetikisht dhe vizualisht këngën. Elhaida ishte e vetme me zërin dhe talentin e saj. Jam i bindur që do kalojë në finale dhe uroj the best në vazhdim” shkruan Stefi Prifti.  
stefi prifti
Këngëtarja Vesa Luma ka hedhur dyshimet e veta për procesin e votimit në Eurovizion ndërkohë që thotë se organizatorët u bëjnë hyzmetin vendeve që duan ta marrin. Dhe në këtë rast, ka përmendur Gjeorgjinë.
Por pas përfundimit të performacës së Elhaidës shkroi në të njëjtin status në twitter, “go Elhaida, u r great” (vazhdo Elhaida, ishe e mrekullueshme).
vesa luma
Aurela Gaçe duke postuar një foto të Elhaidës ka bërë thirrje edhe njëherë për votuesit që janë nga shtete të ndryshme ti japin votën këngëtares shqiptare. “Votoni kodi 14 per Shqipërinë ne Eurovizion. Vendet që mund të votojnë Elhaidën janë Moldavia, Armenia, Belgjika, Hollanda, Fiunlanda, Greqia, Estonia, Maqedonia, Serbia, Hungaria, Bjellorusia, Rusia, Danimarka, Romania, Gjeorgjia, Spanja, Austria, Franca dhe Australia” shkruan Aurela.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button