Blushi në Kumanovë: Ju cënuan dinjitetin, fundi i shtetit të pabesë (FOTO)

MAQEDONI – Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi është i pari nga politikanët shqiptarë që vizion Kumanovën, pas sulmit të përgjakshëm mes policisë dhe grupit të armatosur të cilësuar nga autoritetet vendase si terrorist.

Blushi është gjendur sot në Lagjen e Trimave, ku shumica e shtëpive janë të shkatërruara nga ajo që u kthye në një luftë të vërtetë të shtunën e dy javëve më parë, ku është takuar me banorët e kësaj zone.

Deputeti i PS e ka cilësuar si të pabesë shtetin maqedonas.

Jam këtu për të parë ç’po ndodh me civilët e pafajshëm. Ju kanë cenuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Ju kanë cenuar pabesisht dhe padrejtësisht. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij”, ka thënë Blushi.

Sipas portaleve vendase, Blushi është shprehur i tmerruar nga ngjarja që ka parë dhe përjetuar në këtë lagje, e cila sipas tij, është goditur nga një terror i paparë. Në fjalën e tij me banorët, Blushi është shprehur se gjatë aksionit atyre u janë cënuar të drejtat.

Deputeti socialist Ben Blushi ditë më parë në Parlamentin Shqiptar ka ngritur çështjen e Kumanovës.

Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratike. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund tu themi se kujt duhet ti besojnë por si shteti dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet të mbështesim demokratët ndër shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi me heret Blushi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button