Elhaida Dani ndez Eurovizionin

Sapo ka përfunduar performanca e këngëtares shqiptare Elhaida Dani në “Eurovizion 2015”.

Kënga e titulluar “I am alive”, ka marrë duartrokitjet e mijëra spektatorëve që gjendeshin në sallë, mes të cilëve edhe ato të mbështetësve shqiptarë që valëvitnin flamurin kuq e zi.

Elhaida Dani këndoi e 14-a në spektaklin që ka nisur prej orës 21:00. Këngëtarja shkodrane mban kodin 14 dhe pret të votohet nga mbarë shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve tona, në mënyrë që t’i mundësohet kualifikimi në natën finale.

Kodheli: Shqiptarë, votoni uraganin

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të votojnë Elhaida Danin, ose siç ajo e ka quajtur “uraganin”.

“Sonte në Eurofest përfaqësohemi me ‘uraganin’ Elhaida. Shqiptarë jashtë kufijve kudo që jeni, votoni nr 14”, shkruan Kodheli në Facebook.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button