Platforma serbe i jep Kosovës “autonomi të gjerë”, por jo pavarësi

Mediat e beogradit kanë raportuar se platforma e re e presidentit serb Nikolic është “zemërgjerë” dhe parashikon “dhënien e një autonomie të gjerë ,autonomi gjyqësore për Kosovën por jo pavarësi për Krahinën Jugore Serbe.Platforma i është dërguar kryeministrit por nuk ka marë ende konfirmimin e tij.

Sipas këtyre burimeve, të cilat i referon Koha.net ajo çka është “zbuluar” si mjaft interesante në platformë, është pjesa e veriut të Kosovës, i cili “duhet të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa territori jashtë veriut,përkatësisht jashtë pjesës ku duhet të formohet Bashkësia e Komunave Serbe, do të kishte trajtimin që kanë pasur shqiptarët gjatë ekzistencës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”.

Këto media i drejtohen lexuesve të vet “se shqiptarët dashkan pavarësi”! Ato citojnë ish ministrin e Kosovës Metohi në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, i cili rikujton se kjo Platformë ‘do të jetë dokumenti i 13-të deklarativ që nxirret, ndërsa pas secilit për serbët ka qenë më keq dhe ata gjithnjë më pak’.

“Kjo posaçërisht ka të bëjë me situatën rreth negociatave në Vjenë, ku kemi ofruar më shumë se autonomi dhe më pak pavarësi, ndrësa ata e kanë refuzuar. Kthimi në atë periudhë dhe në Kushtetutën e vitit 1974 është qesharake dhe humbje kohe”, -citohet të ketë thënë Bogdanovic.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button