DioGuardi: Kë po mundohesh ta mashtrosh o Nikoliq?

Ish kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph DioGuardi, ka reaguar ndaj deklaratave dhe planit të presidentit të Serbisë, Nikoliq për Kosovën. DioGuardi i ka quajtur qesharake dhe të paimagjinueshme deklaratat e presidentit serb.

Platforma e Nikoliqit parasheh një autonomi të gjerë për Kosovën në shumë fusha, por jo edhe pavarësi.

Një pjesë e kësaj platforme ka të bëjë edhe me veriun e Kosovës, i cili, sipas Nikoliqit, duhet të trajtohet në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Ndërsa në pjesën tjetër, Asociacioni i Komunave Serbe, të ketë tretman ashtu siç kanë pasur shqiptarët gjatë ekzistimit të Jugosllavisë.

“Është e paimagjinueshme që lideri i Serbisë dëshiron t’i jap “autonomi të gjerë” një Shteti si Kosova e cila është e njohur tashmë prej 110 vendeve si një SHTET I PAVARUR NGA SERBIA.”, ka thënë DioGuardi..

DioGuardi për “Zërin” ka shtuar se kërkesat e Nikoliqit për trajtimin e Veriut të Kosovës nën Kushtetutën e Serbisë është një tjetër ofendim që lideri serb i ka shtuar goditjes së tij. “Gjithashtu për t’i shtuar edhe ofendimin këtij lëndimi , Nikoliqi dëshiron që serbët në veri të Kosovës të trajtohen nën Kushtetutën e Serbisë, si Republikë e Serbisë!!! Më në fund Nikoliq dëshiron që serbët të trajtohen po aq mirë (??) sikur shqiptarët që janë trajtuar nën Jugosllavinë e Titos.

Çfarë shakaje kur ajo e konsideron margjinalizmin komplet të shqiptarëve nga Republika Serbe e Jugosllavisë në veçanti. Nikoliq duhet vetëm të shikoj se sa keq, Serbia sot është duke i trajtuar shqiptarët në Serbinë Jugore, Luginën e Preshevës (ku 90 për qind të të rinjve janë të papunë) për një shembull më të mirë të “zemërgjerësisë” së Serbisë për shqiptarët, dhe sa shumë më mirë serbët janë duke u trajtuar në Kosovë tashmë”, ka thënë DioGuardi.

Krejt në fund ai ka thënë se kjo është një tentim për mashtrim nga ana e Nikoliq mirëpo që askush nuk mund të mashtrohet kaq lehtë. Të paktën kështu shpreson miku i shqiptarëve. “Kë po mendon Nikoliq se po e mashtron!? Evropa nuk mund të jetë kaq e marrë! (Shpresoj ashtu)”, ka përfunduar DioGuardi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button