Artur Zheji: "Kumanova" është vetëm fillimi…

Artur Zheji analizon tensionet e reja në Ballkan nën dritën e aleancave të vjetra gjeopolitike. Ai thotë se Greqia, Serbia dhe Maqedonia po mbajnë një “rrugë rezervë” drejt Moskës, ndërkohë që interesi i nëpërkëmbur i shqiptarëve ka si bosht të vetëm Perëndimin.

“Pothuajse në asnjë zonë tjetër të Europës nuk ka pasur dhe me sa duket nuk ka, një shkarkues të pazakontë të tensioneve etnike, që në të vërtetë, është edhe një përplasje e Perëndimit latin dhe anglo-sakson, nga njëra anë dhe Lindja sllave dhe ortodokse, nga ana tjetër”, shkruan Zheji në editorialin për Mapo-n.

Sipas Zhejit pas shumë e shumë luftërash “Ballkani mbetet përsëri i pasigurt në shumë rrafshe. I pasigurt dhe me shenja të dukshme të sëmundjeve të vjetra, me pasoja tronditëse”.

“Dhe për habi, sot, Rusia e rilindur si fuqi ushtarake dhe jo vetëm, e drejtuar me dorë të hekurt nga Vladimir Putini, sidomos mbas krizës së keqadministruar të Ukrainës, nga të gjitha palët (simbas Tony Blair), sot pra, kjo Rusi e rilindur, duke shfrytëzuar një dobësi të vëmendjes por edhe të burimeve të zbehura ekonomike të Bashkimit Europian në krizë, ka depërtuar dhe po depërton ditë pas dite dhe në mënyrë të suksesshme, në Ballkanin e brishtë”, vijon shkrimi i analistit Artur Zheji.

Në fund Zheji bën edhe një parashikim: “Ballkani po tronditet. Sepse është i brishtë dhe me plot çështje të pazgjidhura ndëretnike, të vjetra dhe të reja, ku shqiptarët janë gjithkund palë. Palët, me sa duket dhe po duket përherë e më mirë, po rishikojnë vijat e forcës dhe kolaudimin e ri, të aleancave të reja gjeopolitike. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës. Por e gjithë kjo nuk kalon pa pasoja. Pasoja të të gjitha llojeve. Sepse ndoshta rasti i Kumanovës është vetëm Fillimi”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button