Idrizi-Dules: Ky pinjoll i ligë i Napoleon Zervës, Camet autoktone

Dorëheqja e Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit, është komentuar nga ai që u vendos sot në këtë detyrë, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Duke e quajtur atë Zerv-ist të kohëve moderne, Idrizi e ka interpretuar dorëheqjen e Dules si urrejtje ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Sapo mësova mbi dorëheqjen që Vangjel Dule paska dhënë, sapo ka mësuar emërimin tim në ketë post. Pa dashje ky Zerv-ist i kohëve moderne ka nxjerr në pah atë që i vlon në mendje dhe zemër, urrejtjen gjakësore ndaj shqiptarëve të Çamërisë, duke shpresuar që historia ta ndalë turravrapin e vet këtu e 70 vjet më parë, dhe viktima të vazhdojë të mbetet viktimë, ndërsa agresori të vazhdojë të mbetet agresor e fitimtar i së keqes”, shkruan Idrizi në faqen e tij në “Facebook”.

Duke marrë shkas nga ky vendim i përfaqësuesit të minoritetit grek, Idrizi shkruan se kjo na kujton dhe një herë të gjithëve se duhet të punojmë fort për çështjen çame për ta dërguar historinë në vend, kundër masakrave dhe barbarizmave greke në trojet shqiptare të Çamërisë.

“Në inkoshiencën e tij, Vangjel Zerva, shpreson që shovinizmi i huaj të ketë më shumë vlerë dhe të përndjekë e të nënshtrojë shqiptarët autoktonë, duke harruar që vendi i Shqipërisë është përkrah popujve të zhvilluar që respektojnë çdo qenie njerëzore si të barabartë në dinjitet, çdo individ pa dallim feje, race, origjine a bindje politike, shkak për të cilin, Dulja ishte në atë karrige edhe sot… Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithë atyre që nuk i përkasin frymës më shoviniste të nacionalizmit të huaj, veçanërisht i errësuar nga urrejtja ndaj popullsisë çame, na kujton dhe njëherë të gjithëve që duhet të punojmë për t’i dhënë historisë atë çka meriton. Çështja çame do zgjidhet në përputhje me të gjitha konventat për respektimin e të drejtave të njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zervës.

Ajo çka vërtetoi edhe njëherë Vangjel Dule është se ai nuk përfaqëson as vëllezërit tanë minoritarë e as mentalitetin e shëndetshëm të një pjese të shoqërisë greke. Ai përfaqëson idealet e Agimit të Artë, të cilat nuk mund të pranohen kurrë në Shqipëri! Këtë përgjigje do t’ia japi çdo qytetar i këtij vendi, shqiptarët e Çamërisë, shqiptarët e çdo treve tjetër, akoma edhe më shumë minoriteti grek në Shqipëri, që nuk ka asnjë lidhje me mentalitetin përjashtues e urryes të këtij individi”, shkruan Idrizi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button