"Kufiri", ministri grek s'vjen në Tiranë

Ka nisur në Tiranë takimi i ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore, ku marrin pjesë përfaqësuesit e 13 vendeve. Në këtë takim do të diskutohet mbi situatën në rajon, zhvillimet politike, realizimin e prioriteteve të kryesisë shqiptare, bashkëpunimin në rajon dhe hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike. Në këtë takim mungon ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Shkak për bojkotimin e samitit është bërë përplasje që dy vendet kanë pasur kohët e fundit lidhur me kufirin detar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Po nesër, pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë, do të mbahen mbledhjet teknike të tre Komisioneve Parlamentare të SEEEP-së, të Komisionit të Përhershëm dhe të Grupit të Punës. Në mbledhje do të diskutohen nga tre komisionet e asamblesë rezoluta e raporte që kanë në fokus sigurinë, mbrojtjen e kufijve, luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e fëmijëve si dhe projektet e përbashkëta rajonale në fushën e energjisë dhe infrastukturës. Gjithashtu në takimet e kësaj date komisionet do të bëjnë zgjedhjet e tyre për të vendosur kryesinë e secilit komision. Aktiviteti do të kulmojë me mbledhjen e Asamblesë Parlamentare, me datë 23 maj 2015, në sallën e konferencave ku punimet do të drejtohen nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht President i Asamblesë Parlamentare të kësaj Presidence, Ilir Meta

loading...
Back to top button