"Kumanova", Lunacek: Të hetohet Gruevski dhe Moska për inskenim të sulmit

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka kërkuar hetim të rolit të kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski dhe të Moskës, për konfliktin në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 22 persona.

“Dy gjera duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën në Kumanovë sipas informacioneve të mija: e para se konflikti në Kumanovë nuk ka qenë një akt terrorist dhe çka është më e rëndësishme as një konflikt etnik. Prandaj duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat nëse Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosur”, ka thënë eurodeputetja austriake Lunacek, e cila është shprehur e tronditur me vrasjet në Kumanovë.

Një hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Gjermania, qëndrim ky që është përshëndetur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

“Mirënjohje Gjermanisë për kërkesën publike për hetim ndërkombëtar për Kumanovën. Drejtësia për Kumanovën, gur në themelin e bashkëjetesës”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Gjatë seancës së djeshme plenare eurodeputetët kanë ftuar Parlamentin Evropian që të mbështetë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, por kërkuan edhe respektim të të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj.

Debati filloi me leximin e deklaratës së përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, në të cilën shprehet pikëllim i thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë, që nuk duhet parë si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.

Përfaqësuesi i grupimit më të madh, atij PPE, Eduard Kukan ka thënë se “është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat që po tronditin liderët politikë maqedonas”.

Sipas deputetit slloven, Ivo Vajgl, beteja etnike në Kumanovë dhe problemet kufitare janë tipike për këtë pjesë të Ballkanit, ku kemi të bëjmë me shovinizmin islamik.

“Maqedonia është nën ndikim të madh të Rusisë”,- ka thënë ai.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button