Nëna: Po ma mbysin djalin në burg! Maqedonët më thanë ushqimi do t’i kalbet

Rrëfimi i një nëne të trishtuar nga kërcënimi për të birin- “E dini se çfarë do të thotë për një nanë që ta sheh birin e vet në atë gjendje mizore, kur e din që e ka rritur, me aq mund e përkushtim”, thoshte nënë Fatimja duke dënesur.

Fatime Krasniqi nëna e të burgosurit Lirim Krasniqit cila kishte ardhur nga Shtimja për të protestuar në Prishtinë, para Qeverisë, bashkë me fotografinë e birit të saj që po e shtrëngonte në duar, nuk po gjente dot fjalë për të shpalosur dhembjen për djalin e saj dhe për të gjithë djemtë tjerë, të cilët padrejtësisht po maltretohen në burg prapa grilave të ftohtë.
Djalin ma rrahën brutalisht
Ajo gjeti forcë të thotë për “ Bota sot” se djali i saj Lirimi ishte rrahur brutalisht nga ana e forcave maqedonase, duke treguar se si e kishte parë të rrahur e të përgjakur atë ditë që e kishte vizituar në burgun e Shutkës në Shkup.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button