Leskaj në KiE: ‘Kumanova’ rrezik nëse s'zbatohet plotësisht ‘OHRI’

BRUKSEL – Valentina Leskaj, zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të KiE gjatë fjalës së saj në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të KiE adresoi atje ngjarjet e fundit në Kumanovë. Situata atje tha Leskaj, është serioze dhe përbën risk nëse nuk adresohet siç e meriton.

Së pari dëshiroj të shpreh keqardhjen e thellë për jetët e humbura në Kumanovë. Ndërkohë dua të them qysh në fillim se situata në Maqedoni është serioze dhe mund të përbëjë risk nëse nuk adresohet siç e meriton të vlerësohet. Zhvillimet dramatike në Kumanovë kanë dhunuar normalitetin, dhe marrëdhëniet etnike të cilat mbeten delikate sa kohë që marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar. Nga ana tjetër mungesa e transparencës rreth asaj që ndodhi në Kumanovë e bën edhe më të vështirë situatën dhe sidomos zgjidhjen e saj. Ende nuk ka një informacion të plotë mbi atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, me identitetin e të vrarëve apo të të ndaluarve nga autoritetet vendase”, – ka thënë Leskaj. ­

Sipas Leskaj, “gjuha e urrejtjes, duhet të zëvendësohet nga angazhimi për të respektuar të drejtat e njeriut, ligjin, lirinë e shprehjes me qëllim që të vendoset besimi te institucionet. Duhen adresuar rrënjët e problemit të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve, mungesën e transparencës, lirinë e shprehjes. Paragjykimet etnike nuk ndihmojnë përkundrazi janë kundërproduktive. Kush beson në këtë sallë, se ata disa mijëra njerëz dolën në protestë prej shqiptarëve. Ndaj kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike. Kjo qasje nuk është e mirë për stabilitetin e vendit, nuk është e mirë për gjithë rajonin. Përpjekjet për ta kthyer krizën politike në etnike nuk i shërben stabilitetit. Çdo vend i rajonit duhet të japë kontributin e vet pozitiv dhe ne jemi të gatshëm për këtë”.

Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, theksoi se “Roli i KiE është i rëndësishëm sidomos në procesin e monitorimit. Pas 13 vjetësh në status post monitorimi duhet reflektuar në impaktin e këtij statusi, statusi i gjatë i post monitorimit. Ne duhet ta ndihmojmë Maqedoninë që të ndihmojmë veten, së pari përmes një investigimi transparent dhe kredibël, zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, dhe reformave kyçe, që garantojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallime. Unë e mbështesë idenë që u hodh këtu nga Gross për komitet të pavarur investigativ dhe shpresoj që në debatin e përgjithshëm kjo të miratohet sepse besoj të gjithë biem dakord, që ka nevojë për hetim të pavarur e kredibël që ndihmon në zgjidhjen e situatës”. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button