Serbisë nuk i ndahet flamuri i “Shqipërisë Etnike” as në Eurovision (VIDEO)

VJENË – Serbia nuk la pas ‘konfliktin’ me Shqipërinë as në spektaklin evropian të këngës. Në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar ngjarja me moton “Ndërtimi i urave”, për t’u ndjekur gara e Eurovision-it, para se të fillonte prezantimin këngëtarja serbe, një person u ngjit në skenë dhe valëviti flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Shqipërisë së Etnike. Flamuri ishte i njëjtë me atë që u lëshua me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ky veprim u vërejt nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, e cila shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh.

aa37“Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filluan të valëviteshin flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por pas ndërhyrjes së sigurimit ata janë larguar”, shkruan ‘Tanjug’.

Në fakt flamuri i Shqipërisë Etnikë është parë të falsitete edhe më pas, gjatë kosh që po këndonte këngëtarja serbe. Festivali nuk ndalon valëvitjen e flamujve, të cilët janë një mënyrë për të shprehur vendet që shprehin spektatorët. Serbia u përfaqësua këtë vit në Eurovision nga Bojana Stamenov me këngë “Beauty never lies”.


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button