Shokët veshur me uniforma të UÇK’së varrosin Beg Rizajn (FOTO)

Beg Rizaj është varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit. Lamtumirën e fundit ia kanë dhënë shokët e tij të veshur me uniforma të UÇK’së.

Në Deçan i bëhen homazhe Beg Rizajt

Në Pallatin e Kulturës “Jusu Gërvalla” në Deçan kanë filluar homazhet në nderim të të të rënit në Kumanovë Beg Rizaj.

Para arkivolit të Beg Rizajt të mbuluar me flamurin kombëtar po bëjnë roje nderi bashkëqytetarë të tij të veshur me uniforma të UÇK-së.
Në ndërkohë shumë qytetarë të Deçanit kanë filluar të bëjnë homazhe para arkivolit të ish – luftëtarit të UÇK-së.
Sot në orën 14.00 pritet të mbahet tubimi mortor në sheshin e Deçanit.
Foto nga homazhet në Koha.net i dërgoi një lexues nga Deçani.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button