Elhaida: Shqipërinë do ta dërgoj në skena më të mëdha

Këngtarja Elhaida Dani ka thyer heshtjen pas orësh të tëra pas finales së madhe të Eurosong-ut në Vjenë.
Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të saj, Elhaida falënderon shqiptarët kudo që ndodhen për mbështetjen e tyre. Ajo premton se emrin e Shqipërisë do ta marrë me vete edhe në skena më të mëdha se ajo e Eurovizionit.

Statusi i plotë:

“Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë… Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë të padrejta, net të tëra pagjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rrallë herë, për një këngë, për mua.

Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pasur përgjegjësinë të përfaqësoj vendin tim më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxjerr nga trupi im ka qenë i vërtetë, i saktë apo jo, ai ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë.

Ky status është vetëm për ju, të gjithë ju që më mbështetët. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha.

Ju dua shumë vërtetë.
Ju përqafoj unë, dhe familja ime që ju falënderon sinqerisht”.

Kujtojmë që Elhaida u rendit e 17 në Euroviozion, përtej çdo pritshmërie që e vendosnin atë në mesin e pretendentëve kryesorë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button