Zbulohen paraushtarakët grekë që provokuan Shqipërinë më 2014 (Foto)

Arben Llalla
Ashtu si premtuam sot sjellim fotot e paramilitarëve grekë që kanë shkelur kufirin shqiptar gjatë muajve të fundit.

Këta që shihni në këto foto (me maska dhe pa maska) janë anëtarë të Jero Lohos 2012 – Kompania Paraushtarake e Shenjtë 2012, një nga organizatat paraushtarake greke e cila që nga themelimi i saj punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Lëvizjet e para për të njohur terrenin e Shqipërisë kjo organizatë i ka bërë në jug, shoqëruar nga shtetasi Vangjel Papakristo.

Jero Lohos 2012, është organizatë e njohur ligjërisht nga shteti grek dhe në të bëjnë pjesë ushtarë dhe oficerë të trupave speciale paraushtarake greke.

Kjo organizatë ka lidhje të ngushta me shumë organizata të minoritetit grek dhe ndihmojnë materialisht në çdo aspekt shoqatat ekstremiste që propagandojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Partneri kryesor i Jero Lohos 2012, është organizata SFEVA, e themeluar nga Mitropoliti i Konicës, Sebastiano, anëtar i së cilës është edhe kryetari i OMONIA-s, Leonidha Papas.

Në zonën kufitare të Devollit dhe Korçës paraushtarakët e Jero Lohos 2012, janë shoqëruar nga shtetasit Naum Disho, Lefter Prifti dhe Stavros Gjinos, këta dy të fundit janë me dy shtetësi.

Personi në rreth në foton poshtë është shtetasi Lefter Maliqi nga Korça aty me uniformë ushtarake.

Dita botoi dje edhe foto të ushtarakëve të lartë grekë, mes të cilëve ish-shefi i Shtabit dhe ish-ministri i mbrojtjes i Greqisë që kanë hyrë në territor shqiptar me rroba civile dhe kanë marrë pjesë në aktivitete në shkelje kushtetuese dhe dhunim të simboleve të Republikës së Shqipërisë.

Ka të dhëna të besueshme se nëse nuk merren masat e duhura gjatë zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit këta organizata paraushtarake si Agimi i Artë, Jero Lohos 2012, Lidhja Nacionaliste Greke, etj., do shkaktojnë provokime dhe trazira në bashkinë e Himarës dhe të Konispolit.

Të gjithë këto aktivitete të ushtarakëve të lartë grekë nuk bëhen për “të çliruar” Vorio Epirin, por për të provokuar një konflikt të kontrolluar në jug me qëllim që më tej Greqia të ketë dorën e lirë për të kontrolluar rezervat e naftës dhe gazit natyror që gjenden në detin Jon, pjesë që i takojnë Shqipërisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button