"Isa Boletini" pret Vuçiçin (Foto)

Pas takimit me homologun shqiptar, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç u prit edhe nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Biseda mes tyre u zhvillua në dhomën e pritjeve të delegacioneve në Kuvend. Në fotografitë e publikuara nga takimi mes tyre, është vënë në dukje piktura ku ndodhen luftëtarë kosovarë me në krye Isa Boletinin.

“Pjesëmarrja” e luftëtarëve kosovarë dhe Isa Boletinit në këtë takim duket se është fare e rastësishme pasi në sallën ku ndodhet piktura mbahen dhe priten mjaft delegacione nga kreu i Kuvendit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button