Blici’ serb: Hashim Thaçi po kërkon luftë

Sipas gazetës serbe, ‘Blic’, për më tepër, deklarata e ministrit të jashtëm nga Prishtina, është komentuar edhe si demonstrim i qasjes dhe raportit të tij armiqësor ndaj Serbisë.

Politikanë dhe ekspertë të marrëdhënieve dhe të drejtës ndërkombëtare në Beograd, kanë thënë që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon luftë, pas deklaratës se Kosova do të ngrisë padi ndaj Serbisë.

Sipas gazetës serbe, ‘Blic’, për më tepër, deklarata e ministrit të jashtëm nga Prishtina, është komentuar nga ta edhe si demonstrim i qasjes dhe raportit të tij armiqësor ndaj Serbisë.

“Kosova nuk mund ta padisë Serbinë, në radhë të parë për shkak se nuk ka për çfarë ta padisë, por edhe për shkak se Kosova nuk është shtet”, ka thënë Marko Gjuriq.
Sipas Gjuriqit, Thaçi, me temën e gjenocidit, po i kontribuon mosnormalizimit të raporteve, gjë që, siç ka theksuar ai, dëshmon se Prishtina nuk është e interesuar për dialog, por se këtë e bën pasi është e detyruar nga ndërkombëtarët.

Drejtori i Qendrës për Alternativa Strategjije, Dushan Prorokoviq ka vlerësuar se për këtë deklaratë, Thaçi do të paguajë një çmim të madh, në afat më të gjatë, pasi e pamundëson marrëveshjen Prishtinë-Beograd për normalizimin e raporteve, e cila do ta hapte rrugën e Kosovës për anëtarësim në OKB.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button