CAS: Vendimi për Serbi-Shqipëri më 12 Qershor

Shqiptarëve do t’ju duhet të zgjasin akoma pritjen për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar. Organi më i lartë i drejtësisë sportive ka shtyrë për në datën 12 qershor vendimin e shumëpritur në lidhje me takimin e vlefshëm për eliminatoret e Francë 2016. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se CAS ka vendosur që të shpallë verdiktin për takimin ku huliganët serbë zbritën në fushë duke goditur edhe futbollistët shqiptarë të cilët u bënë më pas viktimi edhe e dhunës nga ana e personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Në komunikatën e FSHF nuk bëhen të ditura motivet e shtyrjes së vendimit që vetë Cas fillimisht kishte bërë të ditur se do të merrej në datën 29 maj, këtë të premte. Në këtë mënyrë duke përjashtuar ndonjë të papritur tjetër shqiptarët do të njihen me vendimin e shumëpritur në 12 qershor, vetëm një ditë para takimit me Francën në Elbasan Arena. Cas ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit duke shfrytëzuar deri në limit afatin për dhënien e tij, duke qenë se në 13 qershor do të luhen edhe takimet e tjera të grupit, Armeni-Portugali dhe Danimarkë – Serbi dhe do të jetë e rëndësishme që skuadrat të jenë në dijeni të klasifikimit. Shqipëria pret të marrë në CAS të drejtën e munguar nga Komisionet Disiplinore të Fifas, të cilat vendosën që t’i japin ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 Serbisë të cilës ju hoqen njëkohësisht 3 pikët nga klasifikimi i Grupit I për shkak të akteve të dhunës. Në Cas Shqipëria kërkon marrjen e tre pikëve që do të rrisnin ndjeshëm shanset e ekipt të drejtuar nga De Biasi për të siguruar kualifikimin e drejtëpërdrejtë në Francë 2016.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button